Sipas Tuttosport, Milan vazhdon punën për rinovimin e kontratës së Franck Kessie.
Mesfushori afrikan, që do të mungojë në dy ndeshjet e para të kampionatit për shkak dëmtimi, kërkon një rrogë prej top player dhe të jetë më i paguari i skuadrës pas Ibrahimovic.
Oferta e Milanit 5 milionë euro akoma nuk mjafton: kërkesa e futbollistit është 6 milionë.
Megjithatë, dëshira e palëve është që të vazhdojnë përpara bashkë.