Nga dita e djeshme, Edin Dzeko është një lojtar i ri i Inter-it.
Sulmuesi boshnjak, që ka debutuar me gol në miqësoren kundër Dinamos së Kievit, ka dhënë intervistën e tij të parë si zikaltër për Inter TV:
“Ndjesitë janë të mira, jam shumë i lumtur. Kjo është një mundësi e madhe për mua, dua të falënderoj drejtuesit dhe trajnerin që më kanë dhënë besim. Mendojnë, si unë, se mund të bëj diferencën”.
– Çfarë të shtyu të zgjedhësh Inter-in?
“Inter është një klub i madh, kampion i Italisë, kjo thotë gjithçka. Jam në Itali prej gjashtë vitesh dhe e kam parë çfarë do të thotë Inter. Jam i gëzuar që do të mund të luaj këtu dhe pres me padurim që të zbres në fushë me shokët e mi të rinj”.
– Cilat janë objektivat për këtë sezon?
”Inter ka një skuadër të rëndësishme, me kampionë të mëdhenj. Jam i sigurt se këtë vit do të argëtohemi dhe tifozët do të jenë të kënaqur duke na parë në fushë”.
– Një mesazh për tifozët?
“Dua t’i përshëndes të gjithë dhe t’u jap një përqafim të madh. Mund të them vetëm se do të jap maksimumin për këtë fanellë”.