Shqiptari Klaus Gjasula u paraqit standard për Darmstadt, e cila skuadër ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6:1 ndaj Ingolstadt, në ndeshjen e javës së tretë të Bundesliga II.
Darmstadt shënoi fitore e parë pas dy humbjeve rresht, ndërsa rivali i tij pësoi humbjen e tretë rresht.
Futbollisti Gjasula u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 36-të.
Gjasula në minutën e 66-të asistoi në golin e pestë të Darmstadt
Për Darmstadt shënuan Tietz (29' e 45+4'), Pfeiffer (39' e 66'), Schnellhardt (45+2'), Manu (90+4') dhe për Ingolstadt realizoi Kutschke (50').
Gjasula u zëvendësua në minutën e 73-të. Darmstadt ngritët në vend të 13-të me 3 pikë dhe Ingolstadt është i 17-ti me 0 pikë.