Barcelona publikoi paraditen e sotme listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Sosiedadit. Në listë ishte i pranishëm edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, i cili do të mbajë veshur fanellën me numrin 14.
Ndërkohë trajneri Kuman, nuk grumbulloi për këtë përballje, 3 futbollistët, Umtiti, Pjaniç dhe Kutinjo, me këta dy të fundit që duket se janë shumë afër shitjes.
Gjithashtu, nuk janë grumbulluar për arsye dëmtimi portieri Ter Shtegen, Dembele, Ansu Fati dhe Serxho Aguero.
Ky pritet të jetë formacioni titullar që trajneri holandez pritet të hedhë në ndeshjen e sotme. Gjasat janë të mëdha që të ketë disa minuta edhe për Rei Manajn.
FORMACIONI I MUNDSHËM I BARCELONËS: Neto; Dest, Pike, Araujo, Zhordi Alba; Serxhio, De Jong, Pedri; Depaj, Griezman dhe Brethuejt.