Olivier Giroud, foli me mikrofonat e MilanTv pas fitores miqësore kundër Panathinaikos:
“Ndihem më mirë në fushë. Ne po punojmë shumë në Milanello. Ne e filluam ndeshjen fort, me shumë intensitet. Ne donim të luanim futbollin tonë dhe kishim shumë shanse dhe unë u përpoqa ta përfundoja punën e bërë nga shokët e skuadrës në mënyrën më të mirë të mundshme; mora asistime të shkëlqyera nga Tomori dhe Calabria dhe isha shumë i lumtur që i finalizova aksionet “.
Për ekipin: “Ne do të njihemi më mirë, edhe në fushë. Ndihem shumë mirë me djemtë, ata më kërkojnë gjithmonë në fushë dhe ne gjithmonë përpiqemi të bashkëpunojmë me sulmuesit. Mund të kishim shënuar më shumë , por ishte një lojë pozitive për të ardhmen ”.
Për tifozët: “Ndihem pjesë e familjes. Të gjithë morëm një pritje shumë të ngrohtë nga tifozët sonte. Kur shënova i dëgjova ata të thërrisnin emrin tim: është gjithmonë mirë që një sulmues të shënojë. Mezi pres të luaj në San Siro dhe për të bërë debutimin tim në ligë. Shpresoj të shënoj në Serie A, ndoshta që në ndeshjen tjetër! ”
Por tani e shqetëson vetëm një gjë: “Ende duhet të gjej shtëpi dhe sistemohem në Milano, por sidomos ti regjistrojë në shkollë fëmijët e mi”.