Futbollisti shqiptar, Tician Tushi, shkëlqeu për Baselin, duke shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 7:0 ndaj Schonenwerd-Niedergosgen.
Baseli me lehtësi kualifikohet në të 16-ën e finales së Kupës së Zvicrës.
Tushi shënoi dy gola.
Golat u shënuan: 20’ Tushi 0:1, 38’ Petretta 0:2, 40’ Palacios nga penalltia; 53’ Males; 57’ Sene ; 58’ Lo Priore autogol dhe 62’ Tushi.
Futbollisti Taulant Xhaka së bashku me Tushin u paraqitën standardë për Baselin. Xhaka u zëvendësua në minutën e 61-të.