Portieri Kenan Haxhihamza largohet nga skuadra e futbollit Ballkani nga Theranda.
Lajmi bëhet i ditur nga FC Ballkani.
“FC Ballkani njofton se portieri Kenan Haxhihamza nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje për të prishur kontratën dhe që nga ky moment, gardiani 24-vjeçar është futbollist i lirë.
Haxhihamza u bashkua me ekipin tonë në verën e vitit 2020 nga Gjilani dhe pas një sezoni, aventura e tij përfundon këtu.
Klubi e falënderon Haxhihamzën për kontributin e dhënë për fanellën tonë dhe i uron suksese të mëtejshme”, njofton FC Ballkani.