Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, francezi nuk do të rinovojë kontratën e cila i skadon vitin e ardhshëm.
Ai pritet t’i bashkohet Real Madridit vitin tjetër si lojtar i lirë, pasi të ketë përfunduar kontratën me “Djajtë e Kuq”.
Pogba e nisi në mënyrë fantastike edicionin e ri në Premierligë.
Në fitoren 5:1 të Manchester Unitedit, mesfushori francez bëri katër asistime.
Bordi i Manchester Unitedit po përpiqet t’ia ndryshojë mendjen, por mesa duket francezi tashmë ka vendosur rreth të ardhmes së tij.