Forca e dytë e kampionatit gjerman sezonin e kaluar, Leipzig nuk e nisi siç duhet sezonin e ri. Skuadra e trajnerit amerikan, Jesse Marsch e pësoi që në start duke humbur 1-0 në transfertën me Mainz që ishte tepër emocionuese.
Edhe pse me shumë ndryshime nga sezoni i kaluar ku janë larguar trajneri Nagelsmann, mbrojtësit kryesorë Konate e Upamecano, ekipi është përforcuar dukshëm por si duket ka nevojë për kohë që të kolaudohet.
Që në minutën e 13' Niakhate kaloi në avantazh Mainzin duke e bërë emocionuese sfidën ku nuk munguan rastet për shënim.
Portieri vendas, Zenter bëri disa pritje heroike duke i mohuar golin Leipzig edhe në pjesën e dytë teksa Mainzit iu mohua një gol me VAR, që gjithsesi nuk e ndryshoj rezultatin që mbaroi 1-0.
Për Leipzig nis shumë keq sezoni dhe do ta ketë shumë të vështirë këtë vit të përsërisë aventurën fantastike në Europë dhe në Bundesliga që bëri një vit më parë.