Struga shënon fitoren e parë

Futboll

Struga shënon fitoren e parë

Nga: K.G. Më: 15 gusht 2021 Në ora: 19:05
Struga shënon fitoren e parë

Struga Trim & Lum ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. 

Struganët e mposhtën me rezultat minimal 1:0 Pelisterin nga Manastiri.

Futbollisti Emir Skënderi ka shënuar gol në minutën e 60-të.

Struga renditet në vend të tretë me 4 pikë pas dy jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Pelisteri është në fund me 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat