Stevan Jovetiç ka hyrë sot në histori me një arritje shumë të rrallë në futbollin europian.
Futbollisti malazez i është bashkuar ish-lojtarit rumun Fiorin Raduçoiu, si të vetmit që kanë arritur të realizojnë në 5 kampionatet e mëdha të Europës.
Një arritje e vështirë në futbollin e sotëm, diçka që shpesh është përfolur si një prej objektivave të mëdhenj të karrierës së Kristiano Ronaldos. Por Jovetiç e ka bërë realitet pas vetëm 6 minutash në fushë me skuadrën e tij të re, Herta Berlin, duke i dhënë momentalisht avantazhin në ndeshjen ndaj Këlnit në Bundesligë.
Jovetiç ka shënuar më parë 41 gola në Serinë A (35 me Fiorentinën, 6 me Interin), 8 në Premier Ligë (Mançester Siti), 6 në La Liga (Sevilja) dhe 18 në Ligën 1 (Monako).