Barazim 1:1 në “RZD Arena” midis Lokomotiv Mosca dhe Zenit.
Mund të duket si diçka normale, por nuk ishte e tillë…
Njerëzit e Sergey Semak dhe aktualisht kampionët e Rusisë, luajtën me një futbollist më pak prej minutës së 50-të pas kartonit të verdhë të dytë që iu dha Kuzyayev.
Zenit gjeti golin pesë minuta nga fundi me Sutormin (penallti e fituar nga Azmoun) dhe ishte duke bërë një mrekulli, por një penallti e Smolov me VAR i prishi planet në fund duke barazuar shifrat në 1:1.