Mesfushori i njohur turk, Mesut Ozil më në fund e ka regjistruar golin e parë me fanellën e Fenerbahcen.
Ozil realizoi ndaj Adana Demirsporit duke shfrytëzuar një harkim për ta dërguar topin në rrjetë.
Ky gol e theu “agjerimin” e Ozilit që golin e fundit e kishte shënuar para 18 muajsh sa ishte pjesë e Arsenalit.
Sidoqoftë, këtij goli ia pa “hajrin” edhe klubi i tij që fitoi falë Ozilit 1-0.
Vlen të theksohet se në portë për Adana Demirsporit ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq.