Mbrëmë, Atletiko Madridi i është gëzuar tri pikëve të para në javën e parë në La Liga.
Kryeqytetasit e nisën mjaftë mirë rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të kampionit në elitën e futbollit spanjoll duke e mposhtur 1-2 Celta Vigon në udhëtim.
Ndeshja po shkonte gjithçka mirë deri në minutën e gjashtë të shtesës kur Hugo Mallo bëri një ndërhyrje me Suarezin.
Ky i fundit mbeti i lënduar në fushë, derisa për një moment “shpërtheu” përleshja ndërmjet Mallos dhe Mario Hermosos.
Gjërat sa vinin e ashpërësoheshin me lojtarin vendas që e kapi për fyti atë të mysafirëve.
Kësisoj, gjyqtari kryesor i takimit nuk hezitoi dhe ndëshkoi dy lojtarët e përfshirë në përleshje me kartonë të kuq.