Juventus ka bërë prioritet transferimin e një mesfushori gjatë këtij afati kalimtar veror.
Pas performancave të jashtëzakonshme të italianit në ‘Euro 2020’, Juventus e ka identifikuar Manuel Locatellin si objektivin kryesor për mesfushën e biankonerëve.
Siç raporton Fabrizio Romano, Juventusi është gati të paraqesë ofertën e saj të fundit në drejtim të Sassuolos për të nënshkruar me Manuel Locatelli këtë javë.
Marrëveshja pritet të arrihet për €35 milion euro, kurse struktura e marrëveshjes ende nuk është përfunduar, detajet përfundimtare janë duke u diskutuar.
Italiani 23-vjeçar ishte nga mesfushorët më të dalluar sezonin e kaluar në Serie A.
Ai kishte rekordin për më së shumti prekje, pasime dhe pasime në 1/3 finale se çdo lojtar tjetër në kompeticion, kurse ishte i dyti për më së shumti pasime në pjesëfushën e kundërshtarit dhe ndërhyrjeve të bëra, sipas ‘Squawkas’.