Sulmuesi Tammy Abraham është afër të bëhet zyrtarisht lojtar i Romës.
Anglezi arriti dje në Itali për të bërë testet mjekësore, derisa ka mbetur të nënshkruajë kontratën me skuadrën e Jose Mourinhos.
Ky ‘operacion’ do kushtojë rreth 40 milionë euro plus bonuset.
Pesë milionë euro do paguhen këtë verë, 20 të tjera në vitin 2024, derisa 15 milionë eurot e fundit në edicionin 2024/25.
Lojtari do këtë pagë prej 4.5 milionë euro për sezon, derisa Chelsea do këtë të drejtën deri në vitin 2023 për klauzolë riblerje me vlerë 80 milionë euro.