Messi, Ronaldo, Neymar: Kush janë lojtarët më të paguar dhe sa fitojnë?

Futboll

Messi, Ronaldo, Neymar: Kush janë lojtarët më të paguar dhe sa fitojnë?

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 22:56
Messi

Lionel Messi shokoi të gjithë duke kompletuar kalimin nga Barcelona te PSG-ja këtë muaj.

Argjentinasi dëshironte të qëndronte te Barcelona, por pavarësisht dëshirës, ishte e pamundur të rinovonte shkaku i gjendjes financiare të skuadrës.

Disa ditë pas lamtumirës, Messi nënshkroi kontratë dyvjeçare me gjigantin francez, PSG.

Por sa fiton te PSG? Dhe kjo pagë sa është e lartë në krahasim me yjet e tjerë të futbollit?

The Radio Times ka zbuluar 10 futbollistët më të paguar në botë për vitin 2021.

Ata janë bazuar në raportet e mëhershme nga L’Equipe dhe Forbes, derisa nuk përfshijnë bonuset, paratë shtesë ose marrëveshjet e sponsorëve.

Top 10 lojtarët më të paguar në botë:

10.Robert Lewandowski – 350 mijë funte në javë

9.David de Gea – 375 mijë funte në javë

8.Kevin de Bruyne – 385 mijë funte në javë

7.Kylian Mbappe – 410 mijë funte në javë

6.Gareth Bale – 500 mijë funte në javë

5.Luis Suarez – 575 mijë funte në javë

4.Antoine Griezmann – 575 mijë funte në javë

3.Neymar – 606 mijë funte në javë

2.Cristiano Ronaldo – 900 mijë funte në javë

1.Lionel Messi – 960 mijë funte në javë

Pra, argjentinasi fiton rreth 60 mijë funte më shumë se rivali i përbetuar, CR7.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat