“Coutinho i përshtatet Lazios së Sarrit”

Futboll

“Coutinho i përshtatet Lazios së Sarrit”

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 22:59
“Coutinho i përshtatet Lazios së Sarrit”

Alessio Tacchinardi beson se mesufshori Philippe Coutinho do ishte përforcimi ideal i Maurizio Sarrit te Lazio nëse i bashkohet nga Barcelona

Braziliani është i lirë të largohet në formë huazimi, me Lazion që do paguajë gjysmën e pagës, ngase nuk është në projektin e Ronald Koeman.

I mendimit se do shkëlqente te Lazio është edhe Tacchinardi, që thotë se mesfushori do shkëlqente pranë Albertos.

“Nuk është lojtari i njëjtë që kemi parë para disa viteve te Inter, por ka besim tani dhe i pëlqen të luajë hapur”.

“Coutinho mund të krijojë kombinim të mirë me Luis Alberto në të majtë”.

Coutinho që tani është 29-vjeçar ka menaxhuar vetëm 14 ndeshje te Barcelona edicionin e kaluar duke kontribuar me tre gola dhe dy asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat