Tammy Abraham është lojtari më i ri i Romës.
Sulmuesi anglez kaloi nga Chelsea te Roma për një shumë prej 40 milionë euro.
Sipas gazetarit, Kaveh Solhekol nga “Sky Sports UK” Koeman kishte tentuar t’a bindte lojtarin të kalonte te Barcelona para se ai t’i bashkohej Romës.
Megjithatë sulmuesi anglez, kishte zgjedhur Romën pasi kishte biseduar me Jose Mourinhon i cili e bindi për projektin e tij te klubi italian.