Talenti i Barcelonës, Ilaix Moriba është duke u vëzhguar nga afër nga gjashtë klubet e mëdha të Premierligës.
18-vjeçari shkëlqeu edicionin e kaluar me Ronald Koeman, por pastaj u rikthye te Barcelona B pas disa problemeve në kontratë.
Kontrata e Moribas skadon vitin 2022 dhe presidenti Joan Laporta është ndarë i zemëruar me këtë situatë, ngase talenti kërkon pagë shumë të lartë.
Chelsea, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham thuhet se kanë biseduar me agjentët e lojtarit.
Ndërkohë, edhe klubet e tjera si Leipzig, Dortmund, Monaco dhe Lyon e duan gjithashtu, në rast që Moriba do tjetër sfidë jashtë Premerligës.
Moriba regjistroi një gol dhe tre asistime në 18 ndeshje edicionin e kaluar, derisa Barcelona vazhdon të provojë ta bind për rinovimin e kontratës.