​Abraham zgjedh numrin e fanellës te Roma dhe thotë se do të luftojnë për titull

Futboll

​Abraham zgjedh numrin e fanellës te Roma dhe thotë se do të luftojnë për titull

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 13:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Roma e ka zëvendësuar Edin Dzekon me 23-vjeçarin anglez Tommy Abraham dhe ish-sulmuesi i Chelseat mezi pret kapitullin e tij të ri në kryeqytetin italian.

Lojtari ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me “Giallorossët” dhe tha se ishte i bindur nga dëshira e klubit për ta sjellë atë në “Trigoria”.

"Ju mund ta ndjeni kur një klub ju dëshiron vërtet dhe Roma e bëri interesin e tyre menjëherë të qartë," tha Abraham për faqen zyrtare të klubit.

“Roma është një klub që meriton të luftojë për tituj dhe trofe. Unë kam pasur përvojën e fitimit të trofeve të mëdhenj dhe dua të jem përsëri në ato kompeticione kështu që unë dua ta ndihmoj këtë ekip për ta arritur këtë dhe për të arritur në nivelin ku duhet të jetë Roma.

Blerjes së re i është besuar numrin 9 në fanellë të cilin e la të lirë Edin Dzeko i cili u largua drejt Interit.

“Është një nder i madh të jesh numri 9 në këtë klub dhe mezi pres të filloj dhe të ndihmoj ekipin.”, përfundoi Abraham

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat