Messi "çmend" shokët e skuadrës në stërvitje. Te PSG fërkojnë duart për debutimin e yllit argjentinas

Futboll

Messi "çmend" shokët e skuadrës në stërvitje. Te PSG fërkojnë duart për debutimin e yllit argjentinas

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 13:54
Messi

Ka pritshmëri të madhe në Francë e sidomos për tifozët e PSG-së të cilët mezi po presin debutimin e Lionel Messit.

Argjentinasi ka mrekulluar shokët e skuadrës në stërvitjet e para në grup me lojtarët parizienë, e në një video të publikuar nga klubi, duket menjëherë klasi i Messit.

Ish kapiteni i Barçës duket që kombinon mirë me Neymar e me Di Marian, të dy lojtarë që i njeh dhe ka luajtur me ta teksa tifozët po "çmenden" me atë që shikojnë në stërvitje e mezi po presin ta shikojnë edhe në fushë me fanellën e PSG në ndeshje zyrtare.

Messi nënshkroi për dy sezone duke u bërë goditja e shekullit në merkato e nga ana tjetër la pas 18 sezonesh Barcelonën pasi fitoi gjithçka me ta.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Saint-Germain (@psg)

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat