Ilaix Moriba duket se do të largohet nga Spanja.
Moriba nuk është i interesuar të vazhdojë kontratën me Barcelonën.
Gjiganti spanjoll i kishte ofruar futbollisti të ri vazhdimin e kontratës që i përfundon në qershor të vitit të ardhshëm.
Por, sipas mediave spanjolle, mesfushori ka refuzuar të rinovojë kontratën pasi kërkon një pagë shumë më të lartë se sa i është ofruar nga Barca.
Në anën tjetër thuhet se janë 12 skuadra të interesuar për shërbimet e tij, dhe klubi po kërkon ta shesë atë gjatë kësaj vere.
Në rast se ai nuk shitet thuhet se ‘Blaugranët’ nuk do ti japin atij far hapësirë këtë sezon, pasi janë shumë të dëshpëruar me sjelljet e tij që në një moshë kaq të re mendon vetëm për para.
Klubi i dha mundësinë atij të luaj në ekipin e parë në moshën 18-vjeçare, ndërsa ai nuk ishte aspak mirënjohës për këtë fakt.