Mësohet data kur Lionel Messi do debutojë me PSG-në

Futboll

Mësohet data kur Lionel Messi do debutojë me PSG-në

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 16:54
Messi

Ylli i PSG-së, Lionel Messi pritet të debutojë me klubin francez me 29 gusht në Reims.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Parisienët” javën e kaluar dhe ka bërë tre stërvitje me bashkëlojtarët e rinj.

Messi nuk ka pasur përgatitje parasezonale dhe trajneri Mauricio Pochettino nuk dëshiron ta nxitojë 34-vjeçarin, por sipas Sky Sports, sulmuesi do debutojë në fund të muajit, më saktësisht me 29 gusht ndaj Reims.

Paraqitja e fundit ishte me Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës, që kanë fituar 1 – 0 ndaj Brazilit.

Messi ka bërë 778 paraqitje për katalunasit për 21 vjet duke shënuar 672 gola dhe dhuruar 305 asistime

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat