Barcelona mesa duket nuk është e interesuar për shkëmbimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang me mesfushorin Philippe Coutinho.
Ka pasur raportime që dy lojtarët mund të shkëmbehen para afatit veror, por mesa duket nuk do ndodh.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se gaboni nuk është ‘shënjestër’ për katalunasit.
“Barcelona nuk ka interesim për Pierre-Emerick Aubameyang, nuk është shënjestër për Barcelonën, nuk ka shkëmbim me Philippe Coutinho”, shkroi ai.
Ndërkohë, e ardhmja e Coutinhos mbetet në dyshime, pasi nuk ishte i ftuar për takimin e fundit ndaj Real Sociedadit.