Juventus përmes një komunikate ka konfirmuar transferimin e talentit brazilian, Kaio Jorge.
Braziliani ka nënshkruar kontratë për katër vite, që do ta mbajë te “Zonja e Vjetër” se paku deri më 2026.
Transferimin e Jorge nga Santos e kishte bërë para një muaji zyrtare skuadra braziliane, ndërsa tani edhe “Bianconerët” e kanë konfirmuar.
“Kai Jorge është lojtar i ri i Juventusit. Braziliani i lindur me 2022, arrin nga Santos dhe ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026”, shkroi klubi.
Ndërkohë, Juventus ka arritur marrëveshje edhe me Sassuolon për transferimin e Manuel Locatelli që do bëhet zyrtare brenda javës.