Sfida e radhës për Shkupin do të jetë sot në Manastir, ku përballen me skuadrën e Pelisterit.
"Të lumtur dhe të motivuar, të gjithë lojtarët tanë janë optimist dhe besojnë në tre pikët e radhës ndaj Pelisterit", shkruan në faqen e FC Shkupi.
“E respektojmë ekipin e Pelisterit dhe jemi të vetëdijshëm se me çfarë skuadre do të përballemi, por ne jemi maksimalisht të përgatitur dhe në çdo ndeshje, futemi sikur të jetë një finale. Nesër luajmë që të fitojmë”, thotë trajneri i Shkupit Marjan Radeski.
Lojtarët dhe stafi i klubit momentalisht gjenden në qytetin e Manastirit, kurse ndeshja do të zhvillohet sot në stadiumin “Pod Tumbe Kafe”, duke filluar nga ora 17:00.