Gati të huazojë futbollistin me precedentë penalë

Futboll

Gati të huazojë futbollistin me precedentë penalë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:52
Gati të huazojë futbollistin me precedentë penalë

Skuadra e Wolves, në Angli, thuhet se është në “bisedime të avancuara” për të nënshkruar me mbrojtësin portugez, Ruben Semedo. Deri këtu gjithçka është normale, por nëse heton të kaluarën e futbollistit në fjalë mëson se ai është dënuar me pesë vjet burgim me kusht si dhe i është ndaluar hyrja në Spanjë për tetë vjet, korrikun e kaluar.

Qendërmbrojtësi 27-vjeçar i Olympiacosit u arrestua nga autoritetet spanjolle e  më vonë u shpall fajtor për një mori veprash, përfshirë grabitje, sulm, rrëmbim dhe posedimin e një arme zjarri. Ai u arrestua në vitin 2018 ndërsa luante në Spanjë, pasi u akuzua për sulm dhe lidhjen e një burri në shtëpinë e tij, para se t’i vidhte pronën viktimës së bashku me dy të tjerë.

Semedo, i cili gjithashtu u akuzua për tentativë vrasjeje, akuzë të cilën gjithmonë e ka mohuar, arriti të shpëtonte nga paraburgimi pasi pagoi një garanci prej 30 000 eurosh. Por Gjykata Provinciale e Valencias i dha atij një dënim me burg me kusht për pesë vjetësh dhe e ndaloi atë të hynte në Spanjë për tetë vjet në korrik 2020.

Sidoqoftë, Wolves nuk po e merr shumë në konsideratë të kaluarën e Semedos, të cilin dëshiron ta huazojë për një vit. Lojtari në të kaluarën gjithashtu ka luajtur për Villarrealin dhe Sportingun e Lisbonës, shkruan supersporti.

Gazetat spanjolle raportuan në kohën e dënimit të tij se Semedo, i cili ka luajtur në tri ndeshje për përfaqësuesen e vendit të tij (Portugalinë), pretendoi se ishte detyruar të merrte pjesë në incident sepse ishte borxhli ndaj një pale të tretë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat