Trajneri i Atalantës, Gasperini, nuk nguroi t’i përgjigjej, Papu Gomezit, pas deklaratave të këtij të fundit, për “La Nacion”. se gjatën pushimit të ndeshjes ndaj Midtjlyland, tentoi ta sulmonte fizikisht.
Tekniku 63-vjeçar hodhi poshtë këto akuza, duke deklaruar se ishte Gomez që e sulmoi dhe jo ai futbollistin. Gjithashtu Gasperini pretendon se arsyeja e largimit është se argjentinasi ofendoi presidentin.
“Sjellja dhe qëndrimet e Gomezit, brenda dhe jashtë fushës, ishin bërë të papranueshme për trajnerin dhe shokët e skuadrës.
Agresioni fizik ishte i tiji, jo i imi. Arsyeja e vërtetë pse u largua nga Bergamo, është sepse ofendoi pronarët e klubit. Shpresoj që Gomez të vazhdojë të flasë me paraqitjen e tij në fushë, siç bërë te Atalanta”, u shpreh Gasperini për “Gazzeta.it”.