Çdo gjë merr formë në impiantin e stadiumit ‘Zeqir Ymeri”’!
Vijojnë punimet me ritme të shpejta në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit, i cili pritet të jetë gati së shpejti.
Pas disa sezonesh në shtegtim, verilindorët pritet të rikthehen në shtëpi, për t’i luajtur ndeshjen pranë publikut të tyre, shkruan panorama sport.
Presidenti i nderit të klubit të Kukësit, njëkohësisht edhe kryebashkiak, Z.Safet Gjici, ka publikuar së fundmi, nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, pamje të re.
“Çdo gjë po merr formë në impiantin e stadiumit “Zeqir Ymeri” Kukës”, ishte mbishkrimi i Gjicit.