Arijanet Muric ka debuatuar në Ligën e Turqisë me Adana Demirspor ndaj ekipit të madh, Fenerbahces këtë të diel.
Reprezentuesi i Kosovës është transferuar në Turqi në formë huazimi, ku edhe humbi ndeshjen e parë debutuese.
Në një prononcim për mediat turke, Muric ka thënë se ka shumë vetëbesim.
“Kam shumë vetëbesim. Jemi përshtatur shpejt me njëri tjetrin. Ambienti është shumë i mirë. Jam duke ushtruar që dy jave dhe po jap më të mirën nga vetja. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës”, ka deklaruar Muric për mediat.
Kayserispor do të jetë kundërshtari i radhës për Adana Demirsport, takim i cili zhvillohet diten e premte.