Bajrami: Kundër Borecit t’i vërtetojmë tre pikët kundër Shkëndijës

Futboll

Bajrami: Kundër Borecit t’i vërtetojmë tre pikët kundër Shkëndijës

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:44
Bajrami: Kundër Borecit t’i vërtetojmë tre pikët kundër Shkëndijës

Medin Bajrami, pas dy paraqitjeve të shkëlqyeshme kundër Shkëndijës (fituan 2-1) dhe Skopjes 0-0), ka deklaruar se sot në ndeshjen e javës së tretë të Ligës së parë kundër Borecit nga Velesi, në stadiumin e qytetit në Tetovë pret t’i vërtetojnë tre pikët e fituara në derbin tetovar kundër kuqezinjve.

“Po presim të luajmë një lojë të mirë dhe t’i vërtetojmë 3 pikët e fituara me Shkëndijën”, deklaroi Bajrami, shtylla e re në mbrojtjen e Renovës.

23 vjecari tregoi siguri dhe stabilitet në mbrojtje, andaj trajneri Qatip Osmani është i kënaqur me perfomansën e tij.

Ai në të dyja takimet nuk iu la hapësirë sulmuesve Shkëndijës dhe Skopjes të vijnë në shprehje aftësitë e tyre sulmuese.

Bajrami iu kthye edhe triumfit ndaj Shkëndijës, të dielën.

“Bëmë një ndeshje taktike, ashtu sic ishim marrë vesh në dhomat e zhveshjes. Nga minuata e parë e dinim planin tonë dhe në fushë dolëm me mentalitet fituesi. Në fund ashtu edhe doli, e mposhtëm Shkëndijën”, deklaroi Bajrami.

Ai si lojtar i ri ka vetëm fjalë të mira për mikpritjen te Renova.

“Jam përshtatur mirë. Jam mirëpritur nga bashkëlojtarët, trajnerët, drejtori, stafi teknik, nuk kam asnjë problem me adaptimin. Renova është klub i organizuar dhe profesional. jam shumë i kënaqur që jam pjesë e Renovës”, theksoi Bajrami për ambientimin te klubi tetovar.

Ndeshja Renova-Boreci do të luhet sot në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim prej orës 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat