Vëllaznimi nga Gjakova po i kushton rëndësi edhe grupmoshave të reja, që janë e ardhmja e këtij kolektivi.
“Në vazhdim të riorganizimit të klubit të futbolliz Vëllaznimi, skuadra U19 (juniorët), sot kanë pasur takimin e parë.
Drejtuesit e klubit, kanë vendosur që kryetrajner i juniorëve të jetë Haxhi Kurhasku, ndërsa ndihmëstrajner, Arbes Kusari”, njofton KF Vëllaznimi.
Gjakovarët synojnë që të përgatiten sa më mirë për edicionin e ri.