Myrto Uzuni ka qenë shumë i pafat në pjesën e parë të ndeshjes mes fJang Bojz të Zvicrës dhe Ferencvarosh, teksa ka humbur një penallti.
Në minutën e 27 të sfidës, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare kërkoi që të ekzekutonte ai goditjen nga pika e bardhë që u akordua në favor të skuadrës së tij kur shifrat ishin 1-1, edhe pse në fushë ishte Kharatin, i cili është ekzekutuesi zyrtar i penalltive te Ferencvaroshi.
Ky i fundit pranoi dhe Uzuni u paraqit te pika e bardhë, por gjuajtja e tij, edhe pse mposhti portierin, u ndal nga shtylla, me sferën që u kthye në lojë.
Pereira e dërgoi topin në rrjetë për Ferencvarosh, por u sinjalizua për pozicion të parregullt pasi kishte hyrë në zonë në momentin e gjuajtjes së Uzunit.