Drenica edhe pse i kishte regjistruar disa ditë më parë në FFK, sot ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me dyshen e Arbërisë, Qlirim Avdulli dhe Bruno Arrabal Passamani.
Mbrojtësi Avdulli është bashkuar me skuadrën, ndërsa Arrabal do të bashkohet sapo të kompletojë dokumentacionin.
“Skuadra në ditët e fundit të afatit kalimtar ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë, Qlirim Avdulli”.
“Lojtari ferizajas do të mbrojë ngjyrat kuq e zi, pasi ka nënshkruar kontratë një (1) vjeçare , me mundësi vazhdimi. 22 vjeçari, vjen nga KF ARBERIA ku u paraqit në edicionin që sapo e lamë pas.
Futbollisti u prezantua sot në ambientet e klubit.
Lojtari me parë ishte bashkuar më ekipin dhe është i gatshëm për edicionin e ri që do të nis këtë fundjavë”.