Atalanta në ankth për Zapatën, sulmuesi rrezikon 3 javë “stop”!
Për shkak të një dëmtimi në gju, të pësuar gjatë stërvitjes së të enjtes së kaluar, Atalanta ka të ngjarë të humbasë Duvan Zapata për rreth tre javë.
Sulmuesi kolumbian aktualisht po kryen një punë të personalizuar dhe kushtet e tij do të monitorohen në ditët në vijim.
Megjithatë, nuk ka gjasa që ai të jetë në dispozicion të Gian Piero Gasperini për dy ndeshjet e para të kampionatit të ri kundër Torinos dhe Bolonjës.