Donnarumma tregon pse nuk qëndroi në Milan

Futboll

Donnarumma tregon pse nuk qëndroi në Milan

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 12:29
Donnarumma tregon pse nuk qëndroi në Milan

Gianluigi Donnarumma mezi pret të zbresë në fushë me fanellën e Paris Saint Germain.

Kampioni Evropës me Italinë, njëkohësisht futbollisti më i mirë i “Euro 2020”, duhet të fitojë konkurrencën me Keylor Navas për të qenë ai numri 1 i portës parisienë.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, 22-vjeçari preku tema të ndryshme, për largimin nga Milan, aventurën në Euro 2020 ku triumfoi me Italinë dhe objektivin e madh të PSG-së, Champions Leaguen.

Largimi nga Milan: “Kam kaluar tetë vite në Milano, ishte shtëpia ime.

Kam jetuar momente të mrekullueshme atje. Milani më emocionon edhe sot, kam respekt të madh për njerëzit që punojnë atje. Në jetë duhet të vësh zgjedhje, ne kishim ambicie të ndryshme. Tetë vite nuk harrohen, por më duhej të ndryshoja që të rritesha, të përmirësohesha dhe të bëhesha më i forti. Ndjeva nevojën për hapësira të reja, realitete të reja”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat