Ruben Dias do ta veshe fanellën e Manchester City edhe për shumë vite.
Sipas ‘The Sun’, janë mbyllur bisedimet mes klubit dhe lojtarit për rinovimin e kontratës.
Dias iu bashkua Cityt vetëm në vitin 2020, por për një sezon ai shkëlqeu dhe arriti të fitojë çmimin e më të mirit në Premierligë.
Kjo bindi Cityn se kanë në skuadër një mbrojtës për të paktën një dekadë, duke i ofruar rinovimin deri më 2027 dhe natyrisht, raportohet se Dias me këtë kontratë do të ketë edhe pagë shumë më të mirë siç kishte deri më tani.
24-vjeçari numëron 52 paraqitje me Cityn, ka shënuar një gol.
Ai ka fituar dy trofe nën urdhëratë e Pep Guardiolës deri më tani, Carabau Kupën dhe Premierligën.