Kjaer tregon përulësi ndaj Milanit: Nuk më intereson shiriti i kapitenit, ai i përket…
Simon Kjaer ka fituar rolin e liderit në mbrojtjen e Milanit vetëm pas një viti pasi ju bashkua kuqezinjve.
Mbrojtësi fitoi reputacion të madh dhe me performancën fantastike që zhvilloi në Europian me Danimarkën, dhe për qëndrimin prej kapiteni që mbajti në rastin e atakut kardiak të Eriksen duke i shpëtuar jetën shokut të skuadrës. 32-vjeçari u përfol se do të ishte kapiteni i ardhshëm i Milanit pasi Romanjoli duket larg vendit të titullarit.
Por, vetë Kjaer ka reaguar mbi këtë fakt duke hedhur poshtë të gjitha zërat dhe duke treguar përulësi ndaj shokëve të skuadrës.
‘’Ne kemi një kapiten dhe ai është Romanjoli, nuk më intereson shiriti, jam i përqendruar të jap gjithmonë maksimumin’’, u shpreh Kajer në një intervistë për ‘’Gazzetta Dello Sport’’.