Mourinho thumbon Interin

Futboll

Mourinho thumbon Interin

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 12:57
Mourinho thumbon Interin

Roma do të debutojë në një ndeshje zyrtare me Mourinho në pankinë kundër Trabzonsporit në transfertë. Kjo përballje është e vlefshme për “Play-Off” në Conference League, por tekniku portugez ka garantuar seriozitetin në këtë kompeticion duke u shprehur se do të luhet si të ishte për “Champions League”.

Murinjo e ka quajtur si lëvizje të duhur largimin e Dzekos dhe afrimin e Abraham. Si për të thumbur Interin që mori Dzekon, portugezi kujton moshën e lojtarit: “Abrahami nuk ka një të kaluar si Dzeko pasi ky i fundit është 35-vjeç. Abraham i ka fituar të gjitha, nga Premier League në Ligën e Kampionëve dhe është ende i ri”, tha Murinjo.

Para ndeshjes me Trabzonsporin do të dëmtohej edhe Smalling.

Dyshja që vjen e para për Murinjon në qendrën e mbrojtjes është Smalling-Mancini. Por kush do të luajë në vendin e mbrojtësit me eksperiencë? Vetë trajneri ka shuar të gjitha dyshimet në konferencë për shtyp, duke lënë Kumbullën si të fundit në radhë pasi është edhe Ibanez para tij. “Mund ta them pasi lojtarët e dinë. Ibanez dhe Mancini do të luajnë. Smalling ka punuar në çdo minutë të stërvitjeve dhe përgatitjeve tona që nga dita e parë”, përfundoi Mourinho

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat