Mesfushori, Marcos Llorente ka vendosur të rinovojë me klubin e tij, Atletico Madridin.
Lojtari ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2027.
Mesfushori kishte kontratë me kampionët aktual deri në vitin 2024, dhe tani e ka vazhduar atë edhe për tre vite të tjera, pra që i bie që do të jetë te ekipi spanjoll deri në qershor të vitit 2027.
26-vjeçari, ka bërë 82 paraqitje me Atleticon, ku ka realizuar gjithsej 18 gola.