Milani arrin marrëveshjen me lojtarin e Romës

Futboll

Milani arrin marrëveshjen me lojtarin e Romës

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:31
Milani arrin marrëveshjen me lojtarin e Romës

Florenzi tek Milan është e kryer.

“Sky sport“ bën të ditur se marrëveshja mes Romës dhe kuqezinjve është arritur, ku këta të fundit do të paguajnë 1 milion euro për huazimin e tij dhe 4.5 milion euro në fund të sezonit nëse do të shfrytëzojnë opsionin e blerjes.

Me këtë transferim, rekordet tek Milani vazhdojnë të rriten.

Tashmë Milani ka në organikë tre lojtarë që kanë fituar çmimin e golit më të bukur në botë (Puskas).

Ibrahimoviç ndaj Anglisë me fanellën e Suedisë, Oliver Giroud me Arsenalin dhe Florenzi me golin e shënuar ndaj Barcelonës janë lojtarët që do t’i japin Milanit këtë rekord të pa arritur më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat