Juvja ka menduar dhe për pjesën e marketingut duke u kthyer pas në kohë për prezantimin e fanellës së tretë.
Bardhezinjtë kanë zgjedhur një përzierje interesante ngjyrash identike si ajo e viteve 1995-1996 ku Juvja arrinte të fitonte Champions-in për herë të fundit.
Fanella e dytë e Juves në sezonin 1995-96′
Një e dhënë interesante kjo për ‘’Zonjën e Vjetër’’ e cila që nga ajo kohë kërkon të fitojë sërish Championsin, por pa ja dalë me sukses.
Fanellat e reja u bënë publike nga vetë faqja e klubit ku pozuan yje si Ronaldo, Mekeni e Dibala duke u pritur mjaft mirë nga tifozët.