Njerëzit që ranë nga rrotat e avionit amerikan, i cili u ngrit i pari nga aeroporti i Kabulit për të evakuar afganët pro SHBA, tashmë kanë hyrë në histori po aq sa viktimat e sulmit mbi Kullat Binjake.
Të dëshpëruar, për të shpëtuar nga regjimi taleban, ata u kapën dëshpërimisht në kabinën e pilotit dhe rrotat e avionit të parë ushtarak amerikan që u ngrit nga aeroporti i kryeqytetit afgan, të hënën e kaluar, një ditë pasi qyteti ra në duart e talebanëve.
Sot u bë e ditur se njëri nga ata që ranë nga rrotat e avionit të ngjitur në ajër dhe humbën jetën ishte një i ri shpresëdhënës i futbollit afgan.
“Drejtoria e Përgjithshme e Edukimit Fizik dhe Sporteve në Afganistan” në fakt ka konfirmuar se mes të vdekurve, të cilët u rrëzuan në tokë nga qindra metra lartësi, ishte edhe Zaki Anwari, i cili kishte veshur fanellën e ekipeve kombëtare afgane të të rinjve disa herë.