Mbrojtësi, Shkodran Mustafi ka vendosur të rikthehet në futbollin Italian.
Mbrojtësi shqiptar, është pa skuadër dhe i lirë të nënshkruajë me ndonjërën nga ekipet e interesuara.
Trajneri I Torinos, Juric është në kërkim të një mbrojtësi dhe palët janë shumë afër marrëveshjes.
Sipas medieve italiane, Torino i ka ofruar Mustafit një kontratë tri vjeçare me shqiptarin që është bindur për tu rikthyer në Serie A, ku më parë ka luajtur edhe për Sampdorian.
Te Torino, mbrojtësi shqiptar do të luaj së bashku me bashkëkombësit e tij Mërgim Vojvoda, Etrit Berisha e Altin Kryeziu.
Interesim për Mustafin kishin shprehur edhe skuadra tjera si Genoa, Celta Vigo, Fiorentina e Levante.