Ish-sulmuesi i Chelseas Demba Ba ka përjetuar një aventurë të hidhur në Zvicër ku është larguar vetëm pas 48 minutash të luajtura me skuadrën e Luganos.
36-vjeçari me një karrierë të pasur në Angli, u transferua vetëm para dy muajsh në Zvicër, por luajti vetëm në 3 ndeshje gjithsej 48 minuta.
Shkak është bërë ndërrimi i pronësisë tek klubi zviceran pasi biznesmeni amerikan Xhoe Mansueto u bë president i klubit dhe nuk e shikonte Demba Ba-në si lojtar të rëndësishëm për klubin.
Një eksperiencë e hidhur kjo për sulmuesin me origjinë nga Senegali i cili i hoqi titullin nga duart Liverpulit në vitin 2014 duke i shënuar në fitoren 2-0 në derbin me Chelsea.