Ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane Shkodran Mustafi aktualisht ndodhet pa skuadër që pas aventurës jo të mirë që kaloi me Shalken 6 muajt e fundit duke rënë nga kategoria.
29-vjeçari është vënë në qendër të disa ekipeve, por forma jo e mirë momentale ka bërë që Mustafi të mos ketë ende një skuadër. Para disa ditësh u përfol për një interesim të Romës për mbrojtësin shqiptar, por pista ra.
Së fundmi, një tjetër skuadër italiane është vënë pas Shkodran Mustafit dhe ajo është Torino. Sipas ‘’Sky Sport Italia’’ takimi i par ndërmjet palëve është zhvilluar dhe ka pozitivitet sa i përket këtij transferimi.
Mustafi do të gjente tek Torino portierin e Kombëtares shqiptare Etrit Berisha i cili u transferua në këtë merkato verore dhe pret të bëjë debutimin në Serinë A me skuadrën granata.