Delegohen gjyqtarët për javën e parë të Superligës!
Komisioni i Gjyqtarëve në FFK i ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet e javës së parë të edicionit të ri në Superligë, që nis këtë fundjavë.
Genc Nuza do ta drejtojë ndeshjen në Skenderaj, ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit, derisa Besfort Kasumit i është besuar ndeshja në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Feronikelit.
Në të gjitha ndeshjet do të përdoret sistemi VAR, i cili do t’i ndihmojë gjyqtarët për t’iu shmangur vendimeve të padrejta.