Rode operohet në gju!
Kapiteni i Eintrachtit të Frankfurtit, Sebastian Rode mungoi në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Borussias së Dortmundit, për shkak të një problemi në gju, që ka rezultuar më i rëndë sesa dukej.
Pas ekzaminimeve të kryera në fillim të javës, operacioni është parë si zgjidhja e vetme dhe tani futbollisti 31-vjeçar ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale e ka nisur periudhën e rehabilitimit, para se të zbresë sërish në fushë.
Lajmin për operacionin e dha vetë klubi i Eintrachtit, që nuk saktësoi kohën e rikuperimit, por nisur nga rastet e ngjashme, kapiteni Sebastian Rode pritet të rikthehet në fushë vetëm në fillim të vitit të ardhshëm.