Ndonjëherë është e mjaftueshme të shfrytëzosh atë mundësi të vetme që të vjen përpara për të ndryshuar diametralisht perspektivat e së ardhmes.
Kjo është ajo që po ndodh me Niklas Sule në Mynih.
Lojtari, me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Bayern, ishte etiketuar prej kohësh si një nga lojtarët thuajse i larguar nga klubi kampion i Bundesligës.
Pastaj, megjithatë, ndodhi e paparashikueshmja.
Trajneri i ri Julian Nagelsmann për shkak të shumë dëmtimeve në mbrojtje u detyrua të fuste në fushë ish-lojtarin e Hoffenheim duke gjetur përgjigje bindëse nga ana e tij.
Një paraqitje, ajo e 25-vjeçarit, e cila sipas Sport 1 do të kishte bindur drejtuesit e Bayern jo vetëm për ta konfirmuar atë por edhe për t’i ofruar një rinovim të kontratës.